Kur do jetë finalja e madhe dhe sa finalistë do të jenë?
- 4 hours ago
- 1 min read
Mbrëmjen e sotme nuk do të transmetohet Prime i “Big Brother VIP 5” pasi në ekranin e madh të Top Channel do të jepet ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë për kualifikueset në Botëror.
Ndërkohë spektakli i madh është zhvendosur për nesër mbrëma. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Instagram”, thuhet se do të bëhet e ditur se kur do të jetë finalja dhe sa finalistë do të ketë këtë edicion të pestë të reality show-t.
“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…
Kur do të jetë finalja e madhe?
Sa finalistë do të ketë këtë edicion?
Zbulojini të mërkurën! Në Big Brother VIP, ora 21:00, me Ledion”, shkruhet krahas videos së promos.
Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.
“KORÇA BOOM”
















