Kur zemra nuk dorëzohet: PSG fiton Superkupën pas rikthimi spektakolar
- Korca Boom
- Aug 14
- 1 min read
Në një ndeshje dramatike të Superkupës Evropiane, e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Udine të Italisë, Paris Saint-Germain realizoi një rikthim të pabesueshëm, duke e fituar përballjen ndaj Tottenham Hotspur pas penalltive.
Tottenham kaloi në avantazh me golat e Van de Ven në minutën e 39-të dhe Romero në të 48-ën. Kur ndeshja dukej se po përfundonte me një fitore angleze, skuadra franceze nuk u dorëzua.
Në minutën e 85-të, Kang-In Lee ngushtoi diferencën, ndërsa në minutën 90+5 Gonçalo Ramos barazoi shifrat, duke e çuar ndeshjen në penallti.
Nga pika e bardhë, Paris Saint-Germain u tregua më i saktë, duke fituar 4-3 pas një pritjeje vendimtare të portierit Lucas Chevalier ndaj Micky Van de Ven, në ndeshjen e tij të parë me PSG-në.
Kjo ishte hera e parë që një klub francez fiton Superkupën e Evropës, një arritje historike për kampionët e Francës dhe të Europës.
“KORÇA BOOM”



















