Kush do të drejtojë Korçën? Del kandidatura e parë për zgjedhjet e ardhshme!
Zgjedhjet e ardhshme vendore në Korçë duket se kanë nisur të prodhojnë emrat e parë që mund të hyjnë në garën për drejtimin e bashkisë. Një prej tyre është gazetari dhe analisti Leonard Olli, emri i të cilit po lakohet si një kandidaturë e mundshme për kryetar të Bashkisë së Korçës.
I pyetur lidhur me mundësinë e kandidimit, Olli nuk ka dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë, por as nuk ka bërë një deklaratë që ta mbyllë përfundimisht këtë pistë.
“E kam bërë betejën time në kohë të vështirë”, është shprehur ai, duke lënë hapësirë për interpretime mbi planet e tij të ardhshme.
Kjo deklaratë ka rikthyer vëmendjen te emri i Leonard Ollit dhe mundësia që ai të jetë një nga figurat që mund të hyjnë në garën për drejtimin e qytetit juglindor.
Nëse kandidatura e tij do të konkretizohet, mbetet për t'u parë se çfarë mbështetjeje politike do të ketë dhe nëse do të ketë një garë të re mes emrave të njohur në Korçë.
Për momentin, Leonard Olli është emri i parë që del në diskutimet për zgjedhjet e ardhshme vendore në Korçë, por një kandidim zyrtar ende nuk është konfirmuar.
“KORÇA BOOM”
















