top of page

Shqipëria përballet me Finlandën, ja formacioni zyrtar i kuqezinjve për sfidën e sotme!

1 hour ago
1 min read

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot në fushën e lojës për një përballje të rëndësishme ndaj Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45 dhe konsiderohet një sfidë me peshë të veçantë për objektivat e kuqezinjve, të cilët synojnë të sigurojnë vendin e parë në Grupin C1.


Një rezultat pozitiv ndaj finlandezëve mund t'i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për kreun e grupit.

Por rëndësia e kësaj sfide shkon përtej tri pikëve. Skuadra që përfundon në vendin e parë siguron ngjitjen në një ligë më të lartë, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian, si dhe një mundësi të garantuar përmes fazës play-off.


Tashmë sytë e tifozëve shqiptarë janë te kjo përballje, ku kuqezinjtë kërkojnë të bëjnë një tjetër hap drejt objektivit të tyre në Ligën e Kombeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page