top of page

Katër lojtarë të Kombëtares jashtë sfidës me Finlandën, Maran detyrohet të bëjë zgjedhjet!

23 hours ago
1 min read

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër, më 12 nëntor, me Finlandën në një sfidë të rëndësishme të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa kuqezinjtë synojnë të shmangin me çdo kusht humbjen.


Trajneri Rolando Maran ka grumbulluar 27 futbollistë për ndeshjet e muajit nëntor, por jo të gjithë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e listës për takimin e nesërm.


Sipas rregullores së UEFA-s, në dispozicion për ndeshjen mund të jenë vetëm 23 lojtarë. Për këtë arsye, katër prej futbollistëve të grumbulluar do të mbeten jashtë listës dhe do ta ndjekin sfidën nga tribunat.


Të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, ndërsa vendimi përfundimtar i trajnerit do të përcaktojë se cilët do të jenë katër futbollistët që nuk do të jenë në dispozicion.


Në ndeshjen e fundit, në tribunë përfunduan Feta Fetai dhe Klevi Qefalija, të cilët janë sërish pjesë e grumbullimit. Ndërkohë, Samuele Sina nuk është më pjesë e listës aktuale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page