Lëvizje te Devolli, drejtuesit i besojnë pankinën një emri të njohur brenda ekipit!
Merr fund dilema për atë se kush do të jetë trajneri i ri i ekipit të Devollit. Pas largimit të Adriatik Faslliut nga drejtimi i skuadrës një javë më parë, drejtuesit kanë vendosur t'ia besojnë pankinën Dorian Çukos.
Çuko, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e zëvendëstrajnerit, tashmë merr përgjegjësinë për të drejtuar ekipin. Një zgjedhje që mund të konsiderohet edhe si një avantazh për të, pasi e njeh mirë grupin e lojtarëve, ambientin dhe situatën brenda skuadrës.
Lajmi është konfirmuar nga ekzekutivi i klubit, Ermir Lukra, i cili duket se ka vendosur t'i japë besimin Çukos për të vijuar punën në krye të Devollit.
Tashmë mbetet për t'u parë se si do të jetë aventura e trajnerit të ri në këtë detyrë dhe nëse ai do të arrijë t'i japë skuadrës impulsin e nevojshëm për vazhdimësinë e sezonit.
Një kapitull i ri nis kështu për Devollin, me një trajner që nuk ka nevojë për shumë kohë për t'u njohur me skuadrën, pasi ka qenë pjesë e stafit teknik deri më sot.
“KORÇA BOOM”
















