top of page

La pas gruan dhe vajzën 8 vjeçe, Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës

  • 6 days ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore dyshohet se i ka dhënë fund jetës.


Viktima është identifikuar si Indrit Sinani, me origjinë nga Tropoja, i cili prej rreth 8 vitesh shërbente në Policinë Rrugore të Tiranës.


Lajmi ka tronditur familjarët, kolegët dhe të afërmit e tij. Sinani lë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, rreth 8 vjeç.


Sipas informacioneve të deritanishme, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ndërkohë, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 13:00, në varrezat e Tufinës.


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.


Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page