top of page

LAJM I FUNDIT/ E moshuara në lagjen 18 në Korçë bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 9
  • 1 min read

Një 85-vjeçare në Korçë ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës në një pallat në lagjen nr.18 të qytetit.


Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.


Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.


Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page