Lajm i jashtëzakonshëm: Rama garanton rritje për mësues, mjekë dhe infermierë
- 2 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar edhe një herë se mbështetja dhe rritja për pensionistët nuk do të ndalet. Në një komunikim me banorët e njësisë nr.7, ai shpjegoi detajet e skemës së re të rritjes financiare.
Sipas Ramës, nga janari i vitit 2027 mbështetja për pensionistët do të dyfishohet, dhe kjo rritje do të vazhdojë çdo vit deri në 2030, kur pensionistët do të marrin pesëfishin e mbështetjes që marrin sot.
Ai theksoi gjithashtu se profesionistët, përfshirë mjekët, mësuesit dhe infermierët, do të përfitojnë mbështetje financiare sipas vjetërsisë së punës, duke u bërë pjesë e një politike të përgjithshme që synon rritjen e të ardhurave dhe mbështetje më të drejtë për grupet e ndryshme.
“Jemi në një fazë negociatash pozitive. Ekonomia po rritet vazhdimisht, dhe kjo shihet edhe te pagat dhe pensionet. Bonusi për pensionistët do të dyfishohet nga janari, dhe deri në 2030 do të pesëfishohet.
Kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura pa rritur taksat, dhe jemi i vetmi vend në rajon me 0 taksë për biznesin e vogël deri në 2029. Po ashtu, do të ofrojmë instrumenta kredish të garantuara nga shteti për ndërmarrjet që kanë nevojë për financim”, tha Rama.
“KORÇA BOOM”
















