top of page

Lajm i trishtë: Aksidenti i merr jetën punonjësit të burgut të Drenovës

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë K. Ç, drejtuesi i mjetit të aksidentuar ditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.


Sipas informacioneve, 45-vjeçari ka humbur jetën në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë.


Çekiçi ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë dhe u përfshi në një aksident të rëndë rrugor, rrethanat e të cilit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ku 45-vjeçari njihej si një person i përkushtuar në detyrën e tij.


Aksidenti ndodhi në një moment kur trafiku në këtë aks ishte i ngarkuar, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare nga policia lidhur me shkaqet e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page