LAJMI FUNDIT/ Arrestohet 41-vjeçari në Maliq. E TURPSHME: 34-vjeçari në Korçë përndiqte një mashkull. Procedim në Maliq
- 3 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Zaroshkë-Pustec”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. R., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Z. M. Po punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 45 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 27-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















