LAJMI FUNDIT/ Dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës
Një edukatore është vënë në pranga në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në ambientet e kopshtit ku ai frekuentonte.
Rasti është denoncuar në polici nga nëna e të miturit, e cila kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. E shqetësuar për sjelljen e fëmijës, ajo ka mësuar prej tij se ishte goditur nga edukatorja.
Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së kopshtit për të verifikuar pretendimet e ngritura.
Në përfundim të veprimeve paraprake, edukatorja është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Top Channel
“KORÇA BOOM”
















