top of page

LAJMI FUNDIT/ Plas kanabisi në Korçë. Vjedhje në Kolonjë. Sa çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin U. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Cangonj, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një kartëmonedhë 50 euro, në një lokal në Ersekë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e vjedhur.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. G., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.


Më datë 06.01.2026, në banesën e shtetasit A. L., 47 vjeç, në fshatin Moravë, Korçë, janë vjedhur një televizor dhe disa vegla pune. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”



bottom of page