top of page

LAJMI FUNDIT/ Sllovenia bllokon specat nga Shqipëria me nivele të larta të 3 lloje pesticidesh!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 5
  • 1 min read

Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr nga tregu specat e kuq nga Shqipëria për shkak të niveleve të tepërta të pesticideve si acetamiprid, format dhe flonicamid.


Mediat sllovene shkruajnë se specat janë tërhequr nga tregu për shkak se paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.


Autoriteti Slloven i Sigurisë Ushqimore (UVHVVR) ka zbuluar se në specin e kuq nga Shqipëria që shitet në dyqanet sllovene u gjetën nivele  të tejkaluara të pesticideve. Speci është i etiketuar me 3505 dhe është importuar në tregun slloven nga kompania “Geaprodukt”  nga Lubjana. Zyra tashmë po tërheq produktin nga shitja dhe po i paralajmëron konsumatorët të jenë shumë të kujdesshëm.


“Nëse e keni këtë spec në shtëpi, mos e hani. Mund ta ktheni në vendin e shitjes për rimbursim”, paralajmëron kompania. Autoritetet sllovene kanë konstatuar vlera kufitare të tejkaluara për pesticidet si acetamipridin, formetanatin dhe flonikamidin. Analizat treguan se nivelet maksimale të tre pesticideve janë tejkaluar.


Kombinimi i këtyre kimikateve mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut ose të shkaktojë probleme akute si të përziera, dhimbje koke dhe çrregullime të tretjes. 

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page