top of page

LAJMI FUNDIT/ Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti në Pogradec

  • May 21
  • 1 min read

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjes së një dyqani bulmeti në qytetin e Pogradecit.


Ngjarja është regjistruar tre ditë më parë në lagjen nr. 3, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti dhe kishte marrë një shumë prej rreth 200 mijë lekësh të rinj.


Pas hetimeve me metoda speciale, Komisariati i Policisë Pogradec ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 22-vjeçarit Jorgo Shuli, i dyshuar si autor i vjedhjes.


Sipas policisë, ngjarja është dokumentuar me prova ligjore, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “vjedhje”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


Ky është rasti i dytë i vjedhjeve në Pogradec brenda pak muajsh, pas një tjetër ngjarjeje ku u grabit një argjendari dhe u arrestuan dy persona.

“KORÇA BOOM”


bottom of page