LAJMI FUNDIT/ Godet Pogradeci në merkato. Firmos me një amerikane për titullin kampion
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Pogradeci në volejboll për femra duket se e ka ndarë mendjen këtë sezon, duke synuar vetëm titullin kampion dhe pavarësisht se ndodhet në krye të superligës, blindon ekipin edhe me një volejbolliste amerikane.
Ka qenë klubi pogradecar që ka dhënë njoftimin pak momente më parë, teksa sjell një tjetër përforcim në pozicionin numër 4.
Ja dhe njoftimi i klubit:
ZYRTARE!
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për sezonin sportiv 2025-2026 me volejbollisten amerikane (Pozicion numër 4) ARYN NICOLE JOHNSON!
Suksese!
“KORÇA BOOM”
















