LAJMI FUNDIT/ Ja cili u arratis nga burgu pak momente më parë!
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK-ut, ka arritur të arratiset nga spitali infektiv i Durrësit, ku po kurohej.
Ende nuk dihet si ka arritur Ndoci të arratiset, teksa konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.
Altin Ndoci u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Pavarësisht se ka marrë pafajësinë për disa nga akuzat që rëndonin mbi të për vrasjen e 4 personave, ai nuk u lirua nga qelia, pasi të tjera akuza u ngritën.
Ndoci fitoi pafajësinë lidhur me akuzat që ishin ngritur si pasojë e dëshmive të Klevis Allës, por më pas rezultoi se ai kishte gënjyer, duke humbur edhe statusin e bashkëpunëtorit.
Ndoci mbahet në paraburgim bazuar në dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















