LAJMI FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës dënon Skënderbeun. Dënohen edhe tifozët. Ja vendimi që është marrë!
- 29 minutes ago
- 1 min read
Disiplinës nuk i ka shpëtuar klubi i Skënderbeut.
Siç dihet pasi Laçi u shpall kampion në mes të Korçës, tifozët vendas hodhën në fushë sende dhe për këtë arsye klubi korçar është gjobitur me 200 mijë lekë të reja.
VENDIMI:
KF Skënderbeu, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS
“KORÇA BOOM”
















