LAJMI FUNDIT/ Organizonin baste sportive, ekzekutohen masa për 6 punonjës, mes tyre edhe oficeri në komisariatin e Devollit
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Organizonin baste sportive, Agjensia e Mbikqyrjes Policor ekzekuton masa për 6 punonjës, mes tyre edhe oficeri në komisariatin e Devollit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet” dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën.
Caktimi i masave të sigurisë për Redon Tafilaku, Enea Kapllani, Denis Sinani, Aldi Molla, Gëzim Beqiraj dhe Ilir Tafa u bë në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, dyshohet se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.
Masa e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, u dhanë ndaj; komisar Denis Sinani, me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.
“KORÇA BOOM”



















