LAJMI FUNDIT/ Sensoy e thotë troç pasi u shpallën kampionë: Skënderbeu nuk do të kishte shanse të fitonte sot nëse...
- 2 hours ago
- 1 min read
Laçi ka fituar në transfertë përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë, duke u shpallur kampion. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Naci Sensoy.
“Objektivi ynë ishte që të largoheshim nga Pogradeci, ekip serioz që na u bë problem për vendin e dytë. Filozofia e lojtarëve ishte për të zënë Skënderbeun, pasi llogjikisht iknim edhe nga Pogradeci. Skënderbeu kishte 11 pikë më shumë se ne.
Luajtëm 4-4-1-1. Tresa lart si qendërsulmues, pasi është e vështirë për qendërmbrojtësit për ta mbajtur atë. Ai ka shpejtësi, eksplodon kur ecën me shpejtësi. Prap na mjaftoi fuqia edhe me Tresën, por edhe Myrtën që nuk ishte në nivel.
Ta mendosh Myrta ka bërë si uinger 10 gola, nëse Myrta do të luante siç di ai, Skënderbeu nuk kishte shanse të fitonte sot”, tha Sensoy.
"KORÇA BOOM"
















