LAJMI I FUNDIT/ DIASPORA: Numërohen afërsisht 10 mijë zarfe për Korçën. Ja rezultatet e deritanishme
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Në këto momente vazhdon numërimi i Diasporës për qarkun e Korçës, teksa Partia Socialiste vazhdon të thellojë diferencën në vota. Nga 16.228 zarfa që janë gjithsej për tu numëruar, deri në këto momente janë numëruar 9706 zarfe, pra po i afrohemi shifrës së 10 mijë zarfeve.
Partia Socialiste numëron 5509 vota, ndërkohë që Partia Demokratike 2358 vota. Numërimi do të vijojë deri në fund për subjektet, ndërkohë që pas tyre do të numërohen edhe votat për kandidatët.
Më poshtë sjellim dhe rezultatet zyrtare me vota dhe përqindjet për të gjitha partitë.
Ja si paraqitet gjendja e partive në 9706 zarfa të numëruara:
1. PD-ASHM 2358 vota 24.62 %
2. Bashkë 242 vota 2.53 %
3. Lëvizja Atdheu 12 vota 0.13 %
4. KEA 25 vota 0.26 %
5. PS 5509 vota 57.51 %
6. NISMA-SHB 938 vota 9.79 %
7. AKSH 57 vota 0.60 %
8. ADR 5 vota 0.05 %
9. DZH 20 vota 0.21 %
10.MUNDËSIA 315 vota 3.29 %
11.PSD 98 vota 1.02 %
“KORÇA BOOM”
