top of page

Lajmi i fundit /Kapet 36-vjeçari që vodhi çantën me para në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, autoritetet njoftojnë se ai është kapur dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.


Shtetasi A. K. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga çanta e një shtetasi tjetër, ndërsa ndodheshin në ambientet e një lokali në qytetin e Korçës. Pas veprimeve hetimore dhe operacionit të kërkimit, ai është lokalizuar dhe ndaluar nga strukturat e Policisë.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page