top of page

LAJMI I FUNDIT/ RENEA aksion në terren, arrestohen dy persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.


Me urdhër të SPAK, Forcat speciale RENEA kanë kryer një operacion blic në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe të Shkodrës.


Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.


Gjithashtu, janë sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


 Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.


Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që forcat RENEA kryejnë operacion blic në zonënë e Dobraçit. 


Sipas informacioneve frocat policiore kanë bastisur banesat e "Bajrave". 


Masakra e Dobraçit


RENEA ka kryer kontrolle nw banesën e Safet Bajrit 9 muaj mw parw, lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.


Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit.


Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha./ Pamfleti

 “KORÇA BOOM”

ree

bottom of page