top of page

Lajmi i fundit/ Ish-deputeti në alarm: “Nuk po gjej djalin, kam kërkuar në disa komisariate”

2 days ago
1 min read

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka ngritur shqetësimin për vendndodhjen e djalit të tij, pasi sipas tij, i riu është shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot.


Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Dogjani pretendon se djali i tij ndodhej në zonën e Zogut të Zi, ku po filmonte protestën, dhe më pas është shoqëruar nga efektivët e Policisë.


Ish-deputeti thotë se është drejtuar në disa komisariate për të mësuar se ku ndodhet i biri, por sipas tij, nuk ka marrë informacion të qartë për vendndodhjen e tij.



“Kam kërkuar në Komisariatin nr. 1, në Komisariatin nr. 2 dhe në Komisariatin nr. 3. Telefonova 129 dhe 112. Tani kam ardhur në Komisariatin nr. 6 dhe ende nuk po e gjej djalin tim”, shprehet Dogjani.


Sipas tij, i biri ishte në trotuar pranë Zogut të Zi duke filmuar protestuesit, kur është shoqëruar nga Policia.


Dogjani ngre gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar situata dhe kërkon që familjarët të informohen për personat e shoqëruar.


Ndërkohë, sot në zonën e Zogut të Zi dhe në Rrugën e Durrësit është zhvilluar një protestë nga disa të rinj, të cilët kanë bllokuar qarkullimin në një nga nyjet kryesore të trafikut. Sipas raportimeve, disa prej tyre janë shoqëruar nga Policia e Shtetit.


Për momentin, pretendimet e ish-deputetit lidhur me vendndodhjen e djalit të tij nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page