LAJMI I FUNDIT: Mario Rabiu e kalon provën, vishet bardhekuq…!
- Aug 3, 2023
- 1 min read
Një tjetër emër i shtohet listës së futbollistëve në këtë merkato vere për Skënderbeun. Nigeriani Mario Rabiu nga sot do të jetë bardhekuq, duke veshur përfundimisht fanelën e Skënderbeut.
Ky është lajmi më i fundit që zbulon portali “Korça Boom”, ndërkohë që skuadrës bardhekuqe i shtohet në këtë mënyrë edhe një mesfushor. Rabiu ka disa ditë që ndodhet te Skënderbeu dhe sigurisht që u vëzhgua me kujdes nga trajneri Ivan Gvozdenoviç duke e bindur përfundimisht.
Mario Rabiu u aktivizua në dy ndeshjet e fundit miqësore dhe dha shenja të mira, ndërkohë që luan në rolin e shkatëruesit.
23-vjeçari, Mario Rabiu, ka lindur në Nigeri dhe u transferua në Itali te Modena dhe më pas te Grosete. Ndërkohë që fundi ka luajtur në Serinë C me Viterbese.
Një tjetër futbollisti në mesin e fushës i shtohet Skënderbeut në këtë merkato vere dhe ky është një lajm vërtet i mirë.
















