Lajmi i fundit nga Skënderbeu: Një tjetër futbollist i bashkohet skuadrës
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Një lajm i fundit pozitiv vjen nga kampi i Skënderbeut, ku bëhet e ditur se një tjetër futbollist, i cili pritej t’i bashkohej skuadrës pas pajisjes me vizë, tashmë është bërë pjesë e ekipit. Bëhet fjalë për mesfushorin Baba Musa, i cili ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për këtë vit.
Me ardhjen e Baba Musës, forcohen radhët e mesfushës, duke i dhënë trajnerit Gjoka më shumë alternativa në këtë repart. Prania e tij në stërvitje shihet si një shtesë e rëndësishme për skuadrën, në prag të sfidave të radhës.
Skënderbeu vijon përgatitjet me ritëm të lartë, ndërsa stafi teknik synon të konsolidojë formacionin dhe të rrisë konkurrencën brenda ekipit.
"KORCA BOOM"


















