Pamje të forta: Deputeti i Korçës dërgohet me urgjencë në QSUT
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Deputeti Bledion Nallbati është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pasi ka pësuar dëmtime të rënda gjatë përplasjes me forcat e rendit.
Sipas informacioneve paraprake, Nallbati dyshohet se ka marrë dëmtime si pasojë e dhunës së ushtruar dhe përdorimit të gazit nga policia gjatë ndërhyrjes.
Në pamjet e publikuara, deputeti shihet i mbajtur nga krahët teksa shoqërohet drejt mjetit që e transporton për në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të sqarojnë situatën dhe përgjegjësitë e mundshme.
"KORCA BOOM"



















