top of page

Ngjarje shokuese në Maliq, fakte të reja tronditëse nga akti fatal

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e trishtë është shënuar ditën e sotme në fshatin Vashtëmi, të Maliqit ku një 61-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.


Shtetasi Ismail Ismaili, mësohet se ka qëlluar veten me armë gjahu çifte, për shkak se viktima kishte humbur bashkëshorten rreth tre muaj më parë dhe kjo e kishte rënduar shumë psikologjikisht duke ia bërë të pamundur të përballonte dhimbjen.


Ai jetonte me të ëmën, e cila raportohet se ishte ajo që e gjeti të pajetë, ndërsa fëmijët e tij jetonin jashtë shtetit.


Sipas banorëve të zonës, ai që prej vdekjes së bashkëshortes shkonte përditë në varrin e saj dhe kthehej në shtëpi duke qarë.

"KORCA BOOM"


bottom of page