top of page

Lajmi i fundit: Tërmet 4.8 ballë, Kukësi ndjen lëkundje të forta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 minutes ago
  • 1 min read

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në minutat e para të ditës së sotme, duke shkaktuar panik tek qytetarët në Kukës dhe zonat përreth. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 4.8 ballë dhe epiqendër në Prizren.


Tërmeti është ndjerë mjaftueshëm fort në veri të Shqipërisë, veçanërisht në Kukës, ku banorët kanë përjetuar çaste frike dhe kanë dalë nga banesat. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.


Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në rast të pasgoditjeve.

"KORCA BOOM"


bottom of page