Lamtumirë mësuesit të Edukimit Fizik që edukoi breza të tërë
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, bashkëshortes, djemve dhe gjithë të afërmve për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, shokut, mikut dhe kolegut tonë, Niko Pani.
Nikua ishte përfaqësues i një brezi të përkushtuar që punoi pa u lodhur për zhvillimin dhe përparimin e sportit. Një mësues i rrallë dhe i specializuar, njohës i shumë disiplinave sportive si atletika, gjimnastika, basketbolli, volejbolli, boksi, peshëngritja dhe të tjera.
Si metodist i përkushtuar, ai i solli vlera të mëdha mësimdhënies, duke e kthyer lëndën e edukimit fizik në një komponent të dashur, të vlerësuar dhe të respektuar nga nxënësit dhe rinia, si pjesë thelbësore e edukimit të përgjithshëm.
I palodhur, serioz dhe krijues në punën e tij, Nikua arriti rezultate që nderuan jo vetëm emrin e tij, por edhe institucionet ku shërbeu. Opinioni sportiv dhe arsimor në Korçë e vlerësoi dhe e pranoi si një nga mësuesit më përfaqësues të fushës së tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
"KORCA BOOM"



















