top of page

LAJMI I FUNDIT/ Pas dorëheqjes së trajnerit, Devolli pranë surprizës së madhe në pankinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Pas dorëheqjes së trajnerit Maneshi, drejtuesit e klubit të Devollit po zhvillojnë bisedime intensive për emërimin e trajnerit të ri që do të drejtojë ekipin në vazhdim të sezonit.


Ekzekutivi i klubit, Ermir Lukra, ka konfirmuar se janë zhvilluar takime me disa kandidatë potencialë për stolin e skuadrës: “Po, është e vërtetë që ka pasur shumë biseda dhe interesime nga trajnerë të ndryshëm që kanë paraqitur platformat e tyre. Kjo është shumë pozitive, sepse tregon se ekziston besim tek një klub serioz si Devolli,” u shpreh Lukra.


Megjithatë, ai nuk ka preferuar të zbulojë ende emrat e kandidatëve. “Për momentin nuk mund të bëj publik emrat, por mund të them se nuk janë vetëm nga Qarku i Korçës, por edhe nga jashtë tij. Kemi bërë një përzgjedhje dhe tashmë jemi mes tre kandidaturave. Brenda dy ose tre ditësh, pas konsultimeve me presidentin Eduard Duro, do të marrim një vendim,” shtoi ai.


Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se Devolli pritet t’i besojë drejtimin e ekipit një trajneri me përvojë, që është gati të realizojë objektivat e klubit. Bisedimet me kandidatët më potencialë pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page