LAJMI I FUNDIT/ Policia në kërkim të 44-vjeçarit nga Korça
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” shtetasin Q. N., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në afërsi të fshatit Polenë, Korçë, shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimit kanë konstatuar 5 migrantë të parregullt, të cilët dyshohet se janë ndihmuar nga 44-vjeçari, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, me qëllim destinacioni një nga vendet e BE-së. Po punohet për kapjen e shtetasit Q. N.
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin F. F., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















