top of page

Lajmi i fundit/ Përplasje e fortë mes dy makinave, njëra përfundon në kanal

2 days ago
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, 14 shtator, në rrugën e Rinasit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.


Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.


Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.


Informacioni mbetet paraprak dhe pritet që në vijim të ketë të dhëna më të plota për aksidentin dhe gjendjen e personave që mund të kenë qenë të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page