top of page

LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Fitore e çmendur me 5 sete ndaj Ferizaj

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu-Ferizaj 3-2

(16-25, 25-18, 14-25, 25-20, 16-14)

 

Skënderbeu në volejboll për meshkuj në këto momente ka arritur një fitore të madhe në kryeqytet ndaj skuadrës kosovare të Ferizaj.


Në gjysëmfinalen e Ligës “Kastrioti” bardhekuqtë kanë arritur një ftore të çmendur dhe themi këtë pasi kanë përmbysur disavantazhin në plot 5 sete lojë të luajtura gjithsej.


Seti i parë fitohet nga Ferizaj 16-25, në një set të dobët për Skënderbeun. Më pas bardhekuqtë kthehen duke fituar 25-18 dhe duke barazuar shifrat në 1-1.


Seti i tretë është sërish i dobët për Skënderbeun që humbet 14-25, ndërkohë që pas këtij momenti vjen edhe reagimi i bardhekuqve. Seti i katërt do të fitohej 25-20 dhe gjithçka shkon në barazimin 2-2.


Seti final flet për Skënderbeun që fiton 16-14 dhe përfundimisht 3-2 për Skënderbeun.


Në finale tashmë do të kemi dyshen Skënderbeu-Partizani dhe u urojmë suksese djemve bardhekuq që sot kanë zhvilluar një ndeshje të madhe dhe kanë marrë një fitore po kaq të madhe, duke qenë tashmë në finale e madhe.


Suksese djema!

“KORÇA BOOM”


bottom of page