top of page

Lajmi i fundit: Të shtëna me armë zjarri në Gjykatën e Apelit në Tiranë plagoset gjyqtari Astrit Kalaja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 6, 2025
  • 1 min read

Në një ngjarje që tronditi sot ambientet e drejtësisë në kryeqytet, raportohet se gjyqtari paanshëm i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është plagosur me armë zjarri brenda kompleksit të gjykatës.


Gazetari ynë që ndodhet në vendngjarje tregon se forca policie të shumta kanë rrethuar hyrjen kryesore të Gjykatës së Apelit dhe se efektivë policie po vrapojnë brenda rrethimit për të siguruar ambientin dhe për të vënë nën kontroll situatën.


Ndërkohë, nuk ka ende konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit, identitetin e autorit apo gjendjen e plotë shëndetësore të gjyqtarit Kalaja. Lajmi është në vazhdim e sipër dhe po punohet për të mbledhur informacione zyrtare nga organet e sigurisë dhe institucioni i gjyqësisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page