top of page

Lajmi i mirë pas zjarreve në Shqipëri, meteorologia: Priten reshje lokale, termometri nuk do të kalojë më 40°C

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14
  • 2 min read

Pas valës së zjarreve që goditi vendin gjatë ditëve të fundit, temperaturat kanë nisur të bien, duke sjellë reshje lokale afatshkurtra në shumicën e qarqeve. Meteorologia Anira Gjoni njoftoi se temperaturat e larta gjatë javëve të fundit favorizuan përhapjen e zjarreve, por nga sot pritet një rënie.


“Në përgjithësi shkaktar janë njerëzit, pasi shkëndijën e parë pa dashje apo nga neglizhenca mund ta shkaktojnë njerëzit dhe kushtet atmosferike kanë qenë të favorshme për përhapjen e tyre. Edhe një bisht cigareje i hedhur mjafton për të përhapur një zjarr.


Problematikë ngelet akoma, edhe pse përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme ka rënie të rrezikut të zjarreve, pasi shumica e qarqeve kalojnë në nivelin rrezik i moderuar, presim të kemi reshje lokale të dobëta që do të prekin zonat kodrinore, malore të të gjitha qarqeve.


Rrezik i lartë mbeten qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë. Sa i takon kushteve atmosferike të dy ditëve në vazhdim, presim të kemi reshje të dobëta lokale pothuajse në të gjitha qarqet. Temperaturat do pësojnë rënie”, tha Anira Gjoni.

Meteorologia theksoi se era ishte një tjetër faktor që ndihmoi në përhapjen masive të zjarreve.


“Një element që ndikon në shtimin e rrezikut është edhe era, që ka favorizuar gjatë këtyre ditëve pasi era ka fryrë e lehtë deri mesatare, por në momente frynte e fortë në bregdet dhe zona bregdetare. Kjo është ajo që ndikon më shumë në ndezjen apo fuqizimin e zjarreve”.


Ndërkohë, sipas meteorologes, dy javët e fundit të gushtit do të mbyllen me temperatura më të larta se sa fillimi i muajit, por termometri nuk do të prekë vlerat 40 gradë Celsius.


“Dy javët e mbetura do jenë me temperatura më të larta se java e parë, por më të ulëta se sa të javës së dytë, nuk presim të shënojnë vlera në 40 gradë. Kjo fundjavë mbyllet në temperatura 33-34 gradë Celsius. Ndërsa javën tjetër presim të shënojë 35-36 gradë. Temperatura minimale në Tiranë shënoi 25 gradë, ndërsa në Orikum 28 gradë, në Kuç të Vlorës 27 gradë minimalja e natës. Këto kanë qenë temperatura shumë të larta pasi nuk janë normale”./ LAJMI FUNDIT


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page