top of page

Analiza e fortë në terren: Drejtuesi i Policisë ‘shkund’ strukturat në Korçë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit Shqiptar, Skënder Hita, ka zhvilluar sot takime me strukturat vendore të policisë në Korçë dhe Elbasan, si edhe me strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ku ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe një luftë më të fortë ndaj paligjshmërive.


Gjatë analizës së punës, Hita ka vlerësuar se në të dy qarqet puna ka qenë e pamjaftueshme në disa drejtime kryesore, përfshirë parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kapjen e personave në kërkim.


Ai ka kërkuar gjithashtu intensifikim të punës për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore dhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme kriminale përmes përdorimit të inteligjencës kriminale.


Në fokus të takimeve ishte edhe përmirësimi i shërbimit rrugor, përdorimi më efektiv i teknologjisë, shmangia e ndalimeve pa shkak në akset kombëtare si dhe ndëshkimi i parkimeve të gabuara që ndikojnë në qarkullim dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.


Po ashtu, u theksua rëndësia e sigurisë në shkolla, reagimit profesional ndaj çdo ngjarjeje dhe trajtimit në kohë të shqetësimeve të qytetarëve.


Sa i përket Policisë Kufitare, drejtori i Përgjithshëm ka nënvizuar se puna duhet të përmirësohet në parandalimin e krimeve ndërkufitare, trafiqeve dhe lëvizjes së emigrantëve të paligjshëm. Ai ka kërkuar gjithashtu rritje të cilësisë së shërbimit në pikat kufitare, duke i konsideruar ato si kontakti i parë i qytetarëve dhe turistëve me vendin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page