Lajmi i orës së vonë: Aksidenti me tre adoleshentë përfundon në tragjedi
top of page

Lajmi i orës së vonë: Aksidenti me tre adoleshentë përfundon në tragjedi

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dhimokratias”, në periferi të Athinës, ku një 15-vjeçar humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.


Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve kishte marrë nga çanta çelësat e automjetit të së ëmës dhe, së bashku me dy shokët e tij, mes tyre një i mitur me origjinë shqiptare, kishin dalë për të lëvizur me makinë nëpër zonë.


Në rrethana që ende nuk janë zbardhur, automjeti, i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej pasagjerëve, 15 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.


Drejtuesi i mjetit dhe adoleshenti tjetër janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit, si edhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme.


Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page