top of page

Kërcënoi policin me th*kë, neutralizohet me armë zjarri

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Zyra e prokurorit francez të antiterrorizmit ka marrë në dorë hetimin e një incidenti të ndodhur pranë Arc de Triomphe në Paris, ku një burrë i armatosur me thikë kërcënoi një oficer policie.


Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 13 shkurt, në momentin kur po rindizej flaka e Ushtarit të Panjohur nën monumentin historik.


Sipas raportimeve të televizionit BFM TV, i dyshuari iu afrua efektivëve i armatosur me thikë dhe kërcënoi një prej tyre. Në përpjekje për ta neutralizuar, një tjetër oficer hapi zjarr, duke e plagosur rëndë.


Burri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page