top of page

Lajmi i fundit /Të shtëna me a*rmë, një i plagosur

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar këtë të shtunë pranë kthesës së Kamëz, në Tirana, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.


Menjëherë pas raportimit për të shtëna, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Hetimet vijojnë.

"KORCA BOOM"


bottom of page