top of page

Aksion i Policisë Kufitare në Korçë: Arrestim në Tushemisht dhe procedim për peshkim të paligjshëm

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë ka intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë verifikimit në sistem, ai rezultoi i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë për veprën penale “Vjedhja”. Pas kryerjes së veprimeve procedurale nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe konsultimit me Prokurorin, 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Peshkimi i ndaluar” ndaj shtetasit Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec. Ai u kap në bregun e liqenit, pranë fshatit Udënisht, me 22.35 kilogramë peshk të llojit Koran, që dyshohet se ishte peshkuar në Liqeni i Ohrit, në një periudhë kur peshkimi i këtij lloji është i ndaluar.


Po ashtu, shërbimet e DVKM Korçë kapën 13 migrantë të parregullt në afërsi të fshatrave Kapshticë (Devoll) dhe Dvoran (Korçë). Ata u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page