Dëshmia e 18-vjeçares trondit Saukun
- 2 hours ago
- 1 min read
Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares Natalia Murati, e cila u plagos aksidentalisht me armë zjarri në mesnatë në ambientet e hotel “Gjuta” në zonën e Sauk.
Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin e ngjarjes, ndërsa i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, ndodhej jashtë me disa persona të tjerë. Ajo ka treguar gjithashtu se ka kaluar momente të vështira dhe ka tentuar më parë të dëmtonte veten, duke thënë: “Kam gabuar në jetë”.
Mirvete Gjuta, nëna e të dashurit të saj, e cila e transportoi Natalinë në spital, ka thënë se nuk e njihte vajzën më parë. Disa anëtarë të familjes Gjuta kanë pranuar se fillimisht nuk e bënë ngjarjen publike, pasi kishin frikë se do t’u faturohej autorësia, duke ndodhur ngjarja brenda biznesit të tyre.
Në kuadër të hetimeve, janë arrestuar dy persona: Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta, ndërsa tre të tjerë, përfshirë edhe të dashurin e 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, janë shpallur në kërkim. I dyshuari 22-vjeçar mund të ketë pasur armën që përdori Natalia.
Nga lidhjet familjare rezulton se Erisjaldo Gjuta është djali i Sajmir dhe Mirvete Gjutës, Vladimir Gjuta është xhaxhai i tij, ndërsa Elvir Gjuta është kushëri.
Hetimet vazhdojnë për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















