N. T. përfundon në pranga: Goditjet ndaj inspektorit dhe përplasja familjare në Zvirinë
top of page

N. T. përfundon në pranga: Goditjet ndaj inspektorit dhe përplasja familjare në Zvirinë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”.


Sipas Policisë, 42-vjeçari ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Zvirinë, i cili ushtron detyrën e inspektorit pranë OSHEE. Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak se rreth dy muaj më parë, inspektori i kishte ndërprerë energjinë elektrike 42-vjeçarit, pasi rezultonte debitor.


Ngjarja ka vijuar më tej, pasi N. T. dyshohet se ka shkuar në banesën e 24-vjeçarit, ku e ka fyer atë dhe ka tentuar të godasë edhe babain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page