LAMTUMIRË Drejtoreshë Brikenë!/ Do të jesh gjithmonë me ne…
Gjithmonë me ne, Brikena!
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Drejtores së Shkollës "Harry Fultz", Brikena Baxhaku.
Prej shumë vitesh, znj. Baxhaku i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të tërë dhe në zhvillimin e shkollës sonë.
Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale.
Stafi, nxënësit dhe komuniteti i Institutit “Harry Fultz” shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që punuan pranë saj.
Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten përherë pjesë e historisë së institucionit tonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.
“KORÇA BOOM”
















