top of page

Lamtumirë profesor, shuhet një emër i rëndësishëm i arsimit të lartë në Korçë

  • Jun 14
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka mbërritur sot për qytetin e Korçës dhe komunitetin akademik. Është ndarë nga jeta prof. Kosti Kovaçi, një prej figurave më të respektuara dhe kontribuuesve të shquar në arsimin e lartë.


Prof. Kovaçi ishte ndër pedagogët e parë të arsimit të lartë në Korçë dhe ish-pedagog i Institutit të Lartë Bujqësor, ku për dekada me radhë dha një kontribut të vyer në formimin profesional dhe akademik të studentëve.


Gjatë karrierës së tij, ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë të rinjsh, shumë prej të cilëve u bënë specialistë dhe drejtues në fusha të ndryshme.


Trashëgimia e tij në arsim dhe përkushtimi ndaj dijes do të mbeten një shembull frymëzues për brezat që vijnë.


Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me prof. Kosti Kovaçin. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë gjatë në memorien e Korçës dhe të komunitetit akademik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page