Largohen nga banesa pa lënë gjurmë, në kërkim dy vajza 14 dhe 17 vjeçe
- Korca Boom
- Sep 24, 2025
- 1 min read
Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në qytetin e Kavajës. Familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve policore pasi prej ditës së djeshme nuk kanë mundur të lidhen më me to.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi L. Z. ka kallëzuar se vajza e tij 17-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po ashtu, shtetasja E. S. ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj 14 vjeçe, me të cilën gjithashtu nuk ka më kontakte.
“Dje, kallëzoi shtetasi L. Z. se ishte larguar nga banesa vajza e tij 17-vjeçare, si dhe kallëzoi shtetasja E. S. se ishte larguar nga banesa vajza e saj 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Aktualisht, strukturat e Policisë së Kavajës janë angazhuar në kërkim të dy vajzave të mitura, duke kryer veprimet procedurale dhe hetimore të nevojshme për të bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e tyre pranë familjeve.
“KORÇA BOOM”



















