Legjenda e muzikës greke, Marinela, ndërron jetë
- 6 hours ago
- 2 min read
Marinela, e lindur Kyriaki Papadopoulou, zëri legjendar i muzikës greke, ka ndërruar jetë më 28 mars 2026, në moshën 87-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e saj:
"Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e Marinelës, nënës dhe gjyshes sonë të dashur, e cila ndërroi jetë në shtëpi, më 28 mars, në orën 18:00."
Për afro gjashtë dekada, Marinela magjepsi publikun me zërin dhe interpretimet e saj të paharrueshme, duke u bërë një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të muzikës greke. E njohur për energjinë dhe pasionin në skenë, ajo mbeti aktive deri në ditët e fundit, duke thënë një herë se mosha është thjesht një numër dhe që secili moment i jetës duhet të shijohet.
“Nuk më intereson mosha. Vitet e mia nuk më kanë shqetësuar kurrë. Për mua, data e lindjes është thjesht një numër për zyrën e gjendjes civile dhe asgjë më shumë,” kishte deklaruar Marinella për revistën Lifo. “Më zemëron që njerëzit sot ankohen vazhdimisht… Shoh njerëz që e lënë jetën t’u kalojë përpara ndërsa shikojnë në anën tjetër.”
Në shtator 2024, Marinella pësoi një hemorragji në tru gjatë një performancë në Odeonin e Herodes Atticus, duke kaluar një periudhë të gjatë rehabilitimi, por ajo nuk e humbi kurrë pasionin për muzikën.
Rruga e saj artistike nisi në Selanik, ku në moshën 17-vjeçare iu bashkua trupës teatrore të Mary Loran, duke udhëtuar nëpër Greqi me yjet e rinj të kohës, Kostas Voutsas dhe Martha Karagianni. Karriera e saj si këngëtare nisi rastësisht një mbrëmje kur këngëtarja kryesore e trupës u sëmur, Marinela, e cila dinte të gjitha këngët përmendësh, mori vendin e saj dhe nuk u ndal më.
Marinela do të mbahet mend jo vetëm për zërin e saj unik, por edhe për energjinë dhe filozofinë e saj të jetës, që frymëzoi gjenerata të tëra.
“KORÇA BOOM”
















