top of page

Linja Korçë–Tiranë tashmë më e shtrenjtë për qytetarët

  • Feb 25
  • 1 min read

Rritja e çmimit të biletës në linjën Korçë – Tiranë ka ardhur si pasojë e devijimit të qarkullimit për shkak të shembjes së rrugës në zonën e Librazhd.


Prej pesë ditësh, autobusët dhe mikrobusët po përdorin rrugën alternative Gramsh – Maliq, e cila është më e gjatë dhe me më shumë kthesa. Kjo ka sjellë rritje të konsumit të karburantit, zgjatje të kohës së udhëtimit dhe kosto më të lartë mirëmbajtjeje për mjetet.


Bileta e autobusit në linjën Korçë–Tiranë ishte 700 lekë, ndërsa tani është bërë 1000 lekë, pra 300 lekë më shumë për një drejtim. Për vajtje-ardhje, qytetarët duhet të paguajnë 2000 lekë (rreth 20 euro), një shumë që shumë prej tyre e konsiderojnë të lartë dhe të papërballueshme.


Qytetarët shpresojnë në një ndërhyrje të shpejtë për riparimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi të rikthehet në normalitet dhe çmimi i biletës të ulet sërish.

"KORCA BOOM"


bottom of page