top of page

Lista e gjatë e ndëshkimeve, kush janë klubet dhe lojtarët që e pësojnë këtë javë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 2 min read

Në Kategorinë e Parë, Bylis, Luftëtari, Iliria dhe Apolonia janë dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve, kryesisht për hedhje sendesh në fushë. Bylis është gjobitur me 50.000 lekë, Luftëtari me 100.000 lekë, ndërsa Iliria dhe Apolonia me nga 50.000 lekë secila. Për këto tre të fundit, gjoba do të aplikohet në masën 50%, sipas nenit 76/1/a të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.


Në aspektin individual, disa zyrtarë dhe lojtarë janë pezulluar për sjellje josportive. Marko Jovanovic i Apolonisë është dënuar me 2 ndeshje pezullim për protesta ndaj gjyqtarëve. Marsel Sula i Shkumbinit me 4 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Oresti Rifa i Partizanit B me 2 ndeshje pezullim për sjellje ndaj kundërshtarëve. Skënder Meta i Dinamo City U-19 me 4 ndeshje pezullim.


Ndëshkime të rënda kanë marrë edhe ekipet e moshave. FC Pepa U-15 paralajmërohet për vonesa të përsëritura në ndeshje, ndërsa zyrtari Lorenc Pasha dhe lojtari Luis Bicja janë pezulluar me nga 4 ndeshje për sjellje ndaj gjyqtarëve. FK Tomori U-19 dhe Rinia EL U-19 kanë humbur nga një lojtar secila – Amarildo Kanani dhe Driand Dushku – që do të mungojnë për 2 ndeshje.


Nga kampionatet amatore, Antigonea 9x9 është ndëshkuar më rëndë: gjobë prej 100.000 lekësh dhe humbje në tavolinë 3-0 ndaj Barrikada 9x9, për shkak të dhunës dhe braktisjes së ndeshjes.


Në kampionatet e moshave, FC Pepa U-13 humbet në tavolinë 3-0 për aktivizim lojtari pa të drejtë loje kundër KF Pogradeci U-13. Po ashtu, Astiri D U-11 dënohet me 100.000 lekë gjobë dhe humbje 3-0 për braktisje ndeshjeje ndaj Djekom U-11, ndërsa zyrtari Endri Kembaci merr 8 ndeshje pezullim. E njëjta masë, 8 ndeshje pezullim, është dhënë edhe për Sokol Selacin të Selaci Junior U-15 për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page