top of page

"LOJA E VD*KJES"! 22-vjeçari përfundon i intubuar pasi provoi sfidën e frikshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar është intubuar në spital, pak pasi ka tentuar një sfidë ngrënieje, duke kapërcyer hamburger pa e përtypur.


I riu, sipas informacioneve, donte të gëlltiste një hamburger pa e përtypur, si pjesë të sfidës.


Pak më vonë, ai u rrëzua, ndërsa rrugët e frymëmarrjes iu mbyllën dhe ai u mbyt. Më pas u dërgua me urgjencë në një spital në Atikë, ku po trajtohet në një gjendje jashtëzakonisht kritike në kujdesin intensiv.


Sfida duket se po përhapet edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer në një rrezik të madh.

“KORÇA BOOM”        

ree

bottom of page